Sporti

Barcelona dëshiron ta ‘heqë qafe’ Coutinhon, ja ofron brazilianin, Tottenhamit dhe Interit

12/20/2021 22:50
nga:E K

Barcelona dëshiron të ‘heqë qafe’ Philippe Coutinhon.

Siç pretendon The Mirror, Blaugrana ia ka ofruar mesfushorit brazilian si Tottenham dhe Newcastle përpara merkatos së janarit, përcjell GazetaBlic Sport.

Në këtë pjesë të parë të sezonit, ish-lojtari i Liverpoolit luajti vetëm 608 minuta në fushë, në 16 paraqitje dhe shënoi dy gola.

Xavi dëshiron të përpiqet ta rikuperojë, por në të njëjtën kohë lamtumira e tij e menjëhershme mund t’i lejojë Barçës të lehtësojë ndjeshëm shumën e pagave.

/GazetaBlic Sport/