Ousmane Dembele nuk u paraqit sot në stërvitje me ekipin e Barcelonës.
Sulmuesi francez pretendoi se është i sëmurë duke mos u paraqitur në “Ciudad Deportiva Joan Gamper“, para ndeshjes me Alaves, shkruan GazetaBlic Sport.
Barcelona ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku ka sqaruar se Dembele ka probleme gastrike.
“Lojtari i ekipit të parë, Ousmane Dembélé, nuk u paraqit këtë mëngjes në Ciudad Deportiva Joan Gamper, pasi pati probleme gastrike”, ka shkruar Barça në Twitter.
/GazetaBlic Sport/


