Sporti

Barcelona cakton çmimin për Aubamyeang, Chelsea nuk pajtohet me kushtet e kërkuara

08/13/2022 14:16
nga:Mergim Rreci

Barcelona ka vendosur çmimin prej 21.1 milionë funte (25 milionë euro) për Pierre-Emerick Aubameyang, sipas gazetarit të Relevo, Toni Juanmarti.

Megjithatë, Chelsea nuk është dakord me vlerësimin dhe është në negociata me klubin katalanas për uljen e çmimit, përcjell GazetaBlic Sport.

Skuadra angleze po e kërkon prej kohësh futbollistin, por që duket se edhe Aubameyang kishte dilema për të ardhmen, kjo edhe për faktin se aventura e tij nuk shkoi siç duhet tek Arsenali.

Sipas mediave angleze, Tuchel poashtu kërkon një ribashkim me sulmuesin në fjalë dhe gjërat mund të përfundohen shpejtë nëse ka gatishmëri mes palëve.

/GazetaBlic Sport/