Barcelona është befasuar nga skuadra e Granadas në Camp Nou.
Granada e fitoi takimin me rezultat 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Leo Messi hapi llogarinë e golave në këtë takim duke e kaluar Barçën në epërsi.
Megjithatë goli i tij nuk i siguroi Barcelonës 3 pikët, pasiqë Granada përmbysi rezultatin në favor të tyre.
Golin e barazimit e shënoi, Machis në minutën e 63’të të takimit.
Në këtë duel pati edhe karton të kuq.
Nga loja u përjashtua trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman në minutën e 66’të të takimit.
Golin e fitorës e shënoi, Jorge Molina në minutën e 79’të të takimit.
Me këtë rezultat Barcelona mbetet me 71 pikë, e treta në tabelë, pas Real Madrid dhe Atletico Madrid që kanë 71 pikë respektivisht 73 pikë, Atletico Madrid që kryeson tabelën.
/GazetaBlic Sport/


