Sporti

Barcelona befasohet në ‘Camp Nou’, ndahet baras me Rayo Vallecanon

08/13/2022 23:15
nga:E K

Barcelona nuk ka arritur të fitojë ndeshjen e parë ndaj Vallecanos.

0:0 përfundoi ndeshja në ‘Spotify Camp Nou’.

Blaugranat ishin dominues në 90 minuta, por u befasuan me mbrojtjen e ekipit mysafirë.

Raphinha, Dembele e Lewandowski kishin raste në pjesën e parë, por nuk i konkretizuan.

Ylli polak në fakt shënoi, por VAR ia anuloi për pozicion jashtë loje.

Në anën tjetër Vallecano mbroheshin, por ishin të rrezikshëm për portën e Ter Stegen në disa raste.

Edhe në pjesën e dytë Barça ishte gjithnjë kërkuese, por mbrojtja e çeliktë e mysafirëve bëri që mos të arrijnë të realizojnë.

Që nga minuta e 93` katalanasit mbetën me 10 lojtarë, pas përjashtimit me dy kartonë të verdhë për Busquets.

Në minutën e 95` ishte Falcao që tundi rrjetën e Barçës, por ishte në pozicion jashtë loje.

Kështu ekipi i Xavi Hernandez befasohet në shtëpi nga Rayo Vallecanon, dhe ndajnë pikët.