Manuel Neuer, kapiteni i Bayern, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Barcelonës.
Bayern Munich dhe Barcelona takohen nesër në “Camp Nou” me fillim nga ora 21:00, në kuadër të fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.
“Do të jetë ndryshe në krahasim me ndeshjen kur fituam 8-2. Ndeshja është për fazën e grupeve dhe që atëherë të dy skuadrat kanë ndryshuar, ka trajnerë të tjerë”, tha fillimisht Neuer.
Për largimin e Messit: “Ka ende lojtarë të rinj që do të duan të tregojnë veten dhe ne kemi respekt për ata që luajnë në Barcelona, definitivisht nuk është një ekip i dobët”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


