Sporti

Barcelona – Athletic Bilbao, formacionet e mundshme

01/07/2026 09:37
nga:Mergim Rreci

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës, një përballje shumë interesante mes dy emrave të mëdhenj të futbollit spanjoll, Barcelonës dhe Athletic Bilbaos.

Takimi do të luhet në Jeddah, ndërsa ndeshja fillon në ora 20:00, transmeton GazetaBlic Sport.

Fituesi i kësaj sfide do të sigurojë një vend në finalen e Superkupës së Spanjës, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt trofeut prestigjioz.

Ja formacionet e mundshme të ndeshjes:

Barcelona: J Garcia; Kounde, Cubarsi, Martin, Balde; E Garcia, De Jong; Raphinha, Pedri, Yamal; Torres

Athletic Bilbao: Simon; Gorosabel, Vivian, Paredes, Boiro; Ruiz de Galarreta, Jauregizar; I Williams, Sancet, N Williams; Guruzeta

/GazetaBlic Sport/