Sporti

Barcelona arrin marrëveshje për transferimin e Rodrit nga Manchester City

08/16/2026 20:38
nga:Genita C

Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit spanjoll Rodri nga Manchester City, raporton Fabrizio Romano.

Gjithçka është dakorduar për transferimin e fituesit të “Topit të Artë” te gjiganti katalanas. Manchester City i ka dhënë dritën jeshile ofertës së fundit të Barcelonës, duke i hapur rrugë finalizimit të marrëveshjes.

Rodri pritet të bëhet një nga përforcimet më të rëndësishme të Barcelonës, ndërsa detaje të tjera rreth transferimit pritet të bëhen të ditura në vijim.