Ende nuk ka marrëveshje në fund të tetorit, por Barcelona shpreson të jetë në gjendje të rinovojë me Ousamane Dembele.
Blaugranët i kanë propozuar tashmë disa herë rinovimin e kontratës talentit të tyre, përcjell GazetaBlic Sport.
Mundo Deportivo, në lidhje me këtë, shkruan mëngjesin e sotëm se francezi do të ketë vetëm një muaj kohë për të pranuar ofertën e fundit të paraqitur nga Barça.
Ky është ultimatumi i Laportës dhe drejtuesve të tij, përndryshe do t’i jepet lamtumirë si lojtar i lirë në fund të sezonit.
/GazetaBlic Sport


