Sporti

Barça mposht Zalgirisin, bëhet skuadra e parë që kualifikohet në Final Four të Euroligës!

05/03/2023 21:00
nga:Lorik J

FC Barcelona do të luftojë sërish për t’u bërë kampion i ri i Evropës. Skuadra e Sarunas Jasikevicius është kualifikuar në “Final Four” të Euroligës pasi mposhti Zalgiris Kaunas 66-77 dhe arriti fitoren e tretë dhe të fundit në ndeshjen çerekfinale të Playoff-it.

Katalunasit nuk u kanë dhënë mundësi lituanezëve dhe kanë arritur një vend në Final Four, duke fituar tre ndeshjet që janë luajtur në çerekfinale. Në dy ndeshjet e para të luajtura në Palau Blaugrana,  Barcelona fitoi 91-69 dhe 89-81, shkruan GazetaBlic Sport

Me kalimin në Final Four, Barça arrin për të tretin sezon radhazi në fazën finale të kompeticionit. Në vitin 2021, me Sarasin tashmë në pankinë, Barça u mposht në finalen e madhe nga Anadolu Efes, ndërsa sezonin e kaluar u rrëzua në ‘gjysëm’ nga Real Madridi.

/GazetaBlic Sport