Sporti

Barça merr lajme të mira para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, tre lojtarë i kthehen nga dëmtimet

10/31/2021 16:37
nga:Lorik J

Pas barazimit (1-1) në shtëpi ndaj Alaves në kuadër të La Ligas, Barcelona udhëton këtë të martë drejt Kievit për xhiron e katërt të Champions League.

Mesfushorët Frenkie De Jong, Sergi Roberto dhe sulmuesi i ri Ansu Fati, të cilët nuk luajtën në ndeshjen e së shtunës për shkak të lëndimit, u rikthyen në stërvitje këtë mëngjes dhe mund të luajnë në ndeshjen vendimtare për aspiratat e klubit në kompeticionin e Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Barcelona dhe Dynamo Kiev takohen të martën nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport