Sporti

Barça fiton ndaj Getafes, vazhdon luftën për titullin e kampionit

04/22/2021 23:50
nga:Lorik J

Barcelona ka fituar në Camp Nou ndaj Getafes me rezultatin 5-2.

Llogarinë e golave e hapi sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi në minutën e 8’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Lenglet shënoi autogol në minutën e 12’të të takimit, për golin e parë të Getafes në këtë duel.

Sofian Chakla i dhuroi Barcelonës golin e dytë duke shënuar një autogol ‘qesharak’, pasi nuk u kuptua me portierin e tij në minutën e 28’të të takimit.

Messi shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Barcelonën në minutën e 33’të të takimit.

Në minutën e 69’të, Enes Unal shënoi nga penalltia për golin e dytë të Getafes dhe të fundit në këtë ndeshje për Getafe.

Golin e katërt të takimit për Barcelonën e shënoi, lojtari i Barçës, Araujo pas asistimit të argjentinasit, Leo Messi në minutën e 87’të.

Edhe Griezman iu shtua listës së realizatorëve pasi shënoi nga penalltia në minutën e 93’të të takimit.

Me këtë fitore Barça arrin në kuotën e 68 pikëve, 5 më pak se Atletico Madrid që ndodhet në pozitën e parë, por Barcelona ka një ndeshje më pak sesa skuadra e Simeones.

/GazetaBlic Sport/