Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” konfirmoi se ndeshja midis Villarreal dhe Barcelonës, e planifikuar në Miami më 20 dhjetor, si pjesë e xhiros së 17-të të La Ligës, do të sjellë fitime të konsiderueshme financiare për të dy klubet dhe ligën spanjolle.
La Liga do të përfitojë nga ndeshja si drejtpërdrejt ashtu edhe tërthorazi, në aspektin e promovimit, të ardhurave komerciale dhe të drejtave të transmetimit në një treg aktiv futbolli si Shtetet e Bashkuara.
Kompania organizuese Relevent do t’u garantojë klubeve fitime që mund të arrijnë deri në 7 milionë euro.
Frenkie de Jong, një nga lojtarët e Barcelonës, shprehu kundërshtimin e tij ndaj mbajtjes së ndeshjes më Amerikë, ndërsa të dy klubet vazhdojnë me përgatitjet paraprake, me takime të ardhshme për të koordinuar detajet.
/GazetaBlic Sport


