Barcelona ka konfirmuar dëmtimin e Marsc-Andre ter Stegen. Gardiani i portës u dëmtua ditën e djeshme në sfidën që katalanasit triumfuan 5-1 ndaj Villarreal.
Pas vizitave mjekësore të zhvilluara ditën e sotme është mësuar se portieri një këputje të tendinës në gjurin e djathtë. Futbollisti po sot do t’i nënshtrohet një operacioni.
Sipas të gjitha gjasave, gjermani do të duhet të mungojë 7-8 muaj nëse gjithçka shkon sipas planit. Praktikisht Ter Stegen ka humbur pjesën tjetër të sezonit. Padiksutim që ky është një lajm i keq për Hansi Flick, i cili tashmë duhet të bëjë pa shërbimet e veteranit.