Sporti

Barça censuroi festimin e golit e talentit të tyre, pasi ai festoi si Cristiano Ronaldo!

04/27/2022 09:02
nga:L J

Futbollisti i ri i Barcelonës, Fermin Lopez shënoi një gol të bukur me ‘gërshërë’ në ndeshjen e të rinjëve të ekipit katalanas dhe Cornelle (3:2).

Barcelona postoi një video të golit në rrjetet sociale, por hoqi pjesën në të cilën golashënuesi festoi golin duke kopjuar Cristiano Ronaldon, përcjell GazetaBlic Sport.

Gazeta spanjolle, Marca ka vënë në dukje atë moment, duke raportuar se gjithçka është parë mirë në transmetimin e ndeshjes, por se kjo nuk mund të shihet në videon e publikuar nga klubi, ndonëse tregon golin.

Ronaldo luajti 34 ndeshje kundër Barcelonës dhe shënoi 20 gola.