Barcelona krijoi një kthesë mahnitëse kundër Celtas dhe megjithëse ishte duke humbur 2-0 në minutën e 81-të në shtëpi, skuadra e Xavit arriti në një fitore 3-2.
Katalanasit vazhduan fitoren pas 3 golave në harkun e 8 minutave, me Robert Lewandowski që shënoi dy herë dhe Joao Cancelo shënoi një herë.
Një kthesë e tillë nuk ndodh shumë shpesh, siç e dëshmon edhe fakti se vetëm një skuadër tjetër ka arritur të fitojë një ndeshje ku kanë qenë duke humbur me dy gola në 10 minutat e fundit dhe në atë ndeshje përfshihet sërish Celta.
Kjo ndodhi në nëntor 2001, kur Athletic Bilbao ishte duke humbur 2-0 në vizitën e tyre te Celta, por arriti të shënojë 3 gola dhe të triumfojë 3-2.
/GazetaBlic Sport