Sporti

Barça, Arsenali, Liverpool dhe Tottenham pas Asensios

09/29/2022 23:47
nga:E K

Anësori i Real Madridit, Marco Asensio pritet të largohet nga ‘Mbretërit’ verën e ardhshme.

Asensio ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2023 dhe klubi nuk mendon vazhdimin e bashkëpunimit me të.

Carlo Ancelotti nuk po ka besim maksimal për të startuar me të, andaj largimi i tij duket i pashmangshëm.

Kjo ka bërë që disa klube të monitorojnë situatën e spanjollit, në mesin e tyre edhe rivali i ‘Los Blancos’, Barcelona.

Sipas raportimit të ‘Calciomercatos’, Barça, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham janë në një ‘luftë’ të ashpër për të marrë shërbimet e anësorit.

Mbetet të shihet se cili do jetë vendimi final i 26 vjeçarit në lidhje me të ardhmen e tij.