Derbi i javës së sotme mes Dritës dhe Ballkanit përfundoi me rezultat 1-1.
Drita shënoi e para me anë të, Xhevdet Shabanit në minutën e 17’të, ndërsa pak para përfundimit të pjesës së parë shifrat i barazoi, Mirlind Daku në minutën e 47’të të duelit. Ballkani me këtë barazim është jashtë garës për titull kampion, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë se është shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij në këtë sfidë.
“Me angazhimin jam shumë i kënaqur, djemtë lan shpirtin në fushë për të marrë më të mirën, por kishim përball një skuadër shumë të fortë. Mendoj që epilogu real i kësaj ndeshje ishte barazimi. Kishim përgatitur ekipin të mbrohemi dhe të sulmojmë të gjithë bashkë, sepse i dimë cilësitë e Ballkanit. Kishim kundersulmet tona dhe rastet qe duhet të ishim më të kujdesshëm”, tha Ardian Nuhiu për Art Sport pas ndeshjes.
/GazetaBlic Sport


