Ishte një natë emocionuese për Dries Mertens, pasi ai barazoi rekordin e të gjitha kohërave të Napolit për golat e Serie A dhe ia kushtoi gjyshes së tij të sapo vdekur.
Përfaqësuesi i Belgjikës gjeti rrjetën me një goditje mahnitëse nga skaji i zonës gjatë fitores 5-2 ndaj Lazio, përcjell GazetaBlic.
Ky ishte goli i tij i 102-të në Serie A, duke barazuar rekordin e të gjitha kohërave të vendosur nga Antonio Vojak në vitet 1930.
Ai ishte qartë i emocionuar më pas dhe dukej se fshiu lotët pasi tregoi qiellin.
Sipas raporteve, Mertens ia kushtoi golin gjyshes së tij, e cila ndërroi jetë javën e kaluar.



