Skuadra e Malishevës ka ndalur Prishtinën në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Superligës.
Malisheva që zhvilloi për herë të parë një ndeshje në Superligën e Kosovës barazoi me rezultatin 1-1 me kampionin në fuqi, FC Prishtinën, shkruan GazetaBlic Sport.
Hasan Hyseni realizoi pas 13 minutave lojë – kur Vangjeli gaboi me topin e rikthyer, kurse Bekteshi barazoi rezultatin në sekondat e fundit.
Pas ndeshjes, Arsim Thaqi tha se është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve, teksa shtoi se ju duhet pak kohë për përvojë.
“Duhet të krijojmë një përvojë, por për këtë ndeshjen e parë mund të them se ekipi është i konsoliduar, ekipi ka një karaketer dhe luftoi deri në minutin e fundit. Normal ekipet si Prishtina me cilësitë që i ka e shfrytëzoi një moment për t’a arrit qëllimin, por unë jam i kënaqur duke e ditur se është loja e parë dhe ekipi është formuar tani, pasi ekipi vitin e kaluar ka luajtur në Ligën e Parë dhe shumë lojtarë janë larguar
“Është e dhimbshme pasi në pjesën e dytë kishim shumë raste, nuk duhej të gabonim dhe atona kishin dhënë mundësinë që ne të fitojmë pikët e plota”, përfundoi Thaqi.
/GazetaBlic Sport


