Përfundon 2-2 Kroaci-Shqipëri. Qazim Laçi solli avantazhin kuqezi në minutën e 11’, ndërkohë që kroatët përmbysën rezultatin brenda dy minutave.
Andrej Kramaric barazoi takimin në minutën e 74’, teksa më pas erdhi autogoli i Klaus Gjasulës.
Pikërisht Gjasula, barazoi takimin në minutën e katërt shtesë, duke i dhuruar pikën e parë kombëtares shqiptare në grupin B të Euro 2024.