Sporti

Barazim dramatik në Prishtinë, Drenica mposhtë Ulpianën

09/16/2021 17:57
nga:E K

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës ishin mes Prishtinës dhe Gjilanit dhe Ulpiana – Drenica, shkruan GazetaBlic Sport.

Prishtina barazoi në shtëpi ndaj Gjilanit.

Skuadra e Zekirija Ramadanit arriti të shënonte në minutën e 83’të të takimit.

Besnik Krasniqi ishte realizator i golit të vetëm për Prishtinën i cili erdhi falë një penalltie të fituar pas ndërhyrjes së Armend Halilit i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Kurse për Gjilanin krejt në fund realizoi Albert Dabiqaj me anë të një goditje me kokë.

Në anën tjetër Drenica arriti ta mposhtë Ulpianën në fund të ndeshjes me golin e shënuar nga Kreshnik Uka në minutën e 89’të të takimit.

/GazetaBlic Sport/