Profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka sqaruar dilemat dhe paqartësitë rreth konstituimit të Kuvendit.
Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ai tha se vendimi i Kushtetueses ishte vendim i drejtë dhe konstruktiv.
“Mendoj që në rrethana të jashtëzakonshme çfarë jemi dhe politike thjeshtë në një vorbull të kontradiktave të sjelljeve makiaveniste kryesisht të partive politike për qëllimet e tyre politike dhe në një gjendje të shkeljes së Kushtetutës së Republikës së Kosovës sa i përket afatit të konstituimit të Kuvendit, kjo gjykatë ka sjellë një vendim edhe në kohë të emergjencës kombëtare dhe interesit kombëtar urgjent për veprim siç e kemi tani, ka sjellë një vendim i cili mund të duket në shikim të parë kontradiktor ka dhe elemente kontradiktore në vetvete, por që është i duhuri, është i drejtë, është konstruktiv, afirmativ dhe pozitiv sepse ka sqaruar situatat e caktuara, dilemat që kanë qenë, paqartësitë dhe ankesat e subjekteve politike të caktuara dhe mendoj unë që i ka caktuar edhe afatet edhe ka dhënë rekomandimet e duhura edhe sa i përket konstatimit se a është konstituuar Kuvendi dhe çka duhet bërë edhe sa i përket qeverisë edhe sa i përket presidentit me afate konkrete”, tha ai.


