Dhjetëra raketa janë lëshuar dje nga Rripi i Gazës drejt Izraelit.
Deri më tani 400 palestinezë dhe 400 izrealitë janë raportuar të vdekur që nga fillimi i kësaj këtij sulmi që pasuan me sulme edhe nga Izraeli drejt Rripit të Gazës.
Yuliya, një banore e Tel Avivit në një intervistë të shkurtër për Klankosova.tv tha se u tmerrua nga kjo gjendje.
“Kam qenë disa herë në strehë për shkak të alarmit të raketave dhe nuk dal nga shtëpia pa arsye të fortë. Padyshim që jeta nuk rrjedh në mënyrë të rregullt, edhe në orët e qeta ka ende kërcënime”, deklaroi ajo.


