Spektakli i “Big Brother Vip Kosova” tashmë ka startuar dhe banorët e shtëpisë janë familjarizuar me njëri-tjetrin dhe po zhvillojnë biseda nga më të ndryshme mes vete.
Mbrëmjen e së premtes, në shtëpinë e BBVK-së është shtuar një banore e re.
Këngëtarja nga Shqipëria, Gigiola Haverikun e cila ndryshe njihet si ish e dashur e aktorit Amos Zaharia, është bërë pjesë e spektaklit për çmimin e madh prej 200 mijë euro.
Kujtojmë se Gigiola është duke qëndruar në dhomën e sekreteve bashkë me banorin tjetër të ‘eliminuar’, Andi Artanin.



