Showtime

Banori i gjashtë i BBVK-së thotë se “që tri vjet është single”

11/12/2022 20:05
nga:G B

Rënien në dashuri nuk e ka përjetuar që tri vjet, por banori apo banorja i/e gjashtë e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova e mirëpret një të tillë.

“Që tri vjet jam ‘single’, e di që kam me hy single, por qysh kam me dalë prej aty, nuk e di”, është një nga frazat e shkëputura gjatë prezantimit të këtij banori apo banoreje.

E se kush ka mundur ta ketë thënë këtë, atë na e thoni ju duke komentuar emrin e personit që ju mendoni se fshihet pas kësaj thënieje.

Komentet e juaja i bëni në postimin e fundit të Big Brother VIP Kosova në Instagram.

Big Brother VIP Kosova do të fillojë së shpejti, ndërsa do të mund ta ndiqni përmes ekraneve të Klan Kosova dhe ArtMotion.