Lajme

Banorët e Venecias kundërshtojnë me protesta tarifën ndaj turistëve

04/25/2024 14:28
nga:Y I

Autoritetet në Venecia janë akuzuar për transformimin e qytetit të famshëm lagunor në një “park tematik” pasi një tarifë e debatuar gjatë për “vizitorët ditorë” hyri në fuqi.

Venecia është qyteti i parë i madh në botë që ka marrë një vendim të tillë.

Tarifa prej 5 eurosh, e cila hyn në fuqi sot, synon të mbrojë sitin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s nga efektet e mbiturizmit duke penguar “udhëtarët ditorë” dhe, sipas kryebashkiakut Luigi Bruniardo, duke e bërë qytetin “të jetueshëm”, raporton Guardian.

Megjithatë, disa komisione dhe shoqata qytetare nisën protestat të enjten, me argumentin se tarifa nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit.

“Mund t’ju them se pothuajse i gjithë qyteti është kundër”, pohoi Matteo Secchi, i cili drejton Venessia.com, një grup aktivistësh rezidentë.

“Ju nuk mund të paguani hyrjen në qytet; gjithçka që ata po bëjnë është ta transformojnë atë në një park tematik. Ky është një imazh i keq për Venecia… Dua të them, kjo është një shaka, apo jo?”.

Dikur zemra e një republike të fuqishme detare, ishulli kryesor i Venecias ka humbur më shumë se 120,000 banorë që nga fillimi i viteve 1950, i shtyrë nga një sërë problemesh, por kryesisht të përqendruara në turizmin masiv që e ka reduktuar popullsinë në shumë më pak se mijëra ndërkohë që mijëra vizitorë që mbushin sheshet, urat dhe shtigjet e ngushta të saj në periudhën më të ngarkuar të vitit që sapo po vjen.