Kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, ka mbajtur takim me banorët e lagjes Qendër.
Në këtë takim u diskutua lidhur me programin zgjedhor, ku Kuçi paraqiti para qytetarëve disa nga projektet kryesore duke përfshirë rikonstruktimin dhe ndërtimin e qendrës dhe sheshit të ri të Junikut.
“Banorët e lagjes Qendër konfirmuan përkrahjen e madhe për Aleancën dhe Kryetarin Kuçi, duke dhënë mesazhin e qartë se Juniku është gati për ndryshim, për fitoren e Aleancës dhe Kryetarit Kuçi në mënyrë që të vazhdohet me projektet madhore dhe zhvillimin e Komunës së Junikut” thuhet në njoftim raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
AAK në Junik mbajti takim me banorët e lagjes Qendër.
Kryetari në ardhje i Komunës së Junikut Agron Kuçi me bashkëpunëtorë, mbajti takim me banorët e lagjes Qendër.
Me entuziazëm dhe besim te madh për fitore, në këtë takim u diskutua lidhur me programin zgjedhor, ku Kryetari Kuçi paraqiti para qytetarëve disa nga projektet kryesore duke përfshirë rikonstruktimin dhe ndërtimin e qendrës dhe sheshit të ri të Junikut.
Banorët e lagjes Qendër konfirmuan përkrahjen e madhe për Aleancën dhe Kryetarin Kuçi, duke dhënë mesazhin e qartë se Juniku është gati për ndryshim, për fitoren e Aleancës dhe Kryetarit Kuçi në mënyrë që të vazhdohet me projektet madhore dhe zhvillimin e Komunës së Junikut.
Voto 🗳️Agron Kuçi 174 ✅


