Lajme

Banorët e lagjes: Dhunuesja e maces u rikthye në vendngjarje, brenda çantës lëvizte diçka!

09/23/2022 20:12
nga:Y I

Një video ku një grua në Shqipëri dhunon një mace derisa kafsha ngordh ka qarkulluar në rrjete sociale.

Banorët e pallatit ku ka ndodhur ngjarja kanë folur  në Euronews Albania duke shprehur shqetësimin për personin i cili sipas tyre ka probleme të shëndetit mendor.

Një fëmijë i lagjes tregoi se zonja u rikthye në pallatin ku më herët kishte vrarë macen dhe e ëma e djalit i kishte kërkuar të largohej.

Ajo kishte refuzuar të ikte, ndërsa përsëriste vazhdimisht se nuk kishte vrarë asnjë mace, siç tregon dhe i mituri.

Ai shtoi gjithashtu se në krah mbante një çantë të madhe, të mbushur plot, brenda së cilës lëvizte diçka.

Një vajzë tjetër, banore e lagjes tregon se të gjithë janë shqetësuar pasi kujdesen për kafshët dhe i ushqejnë ato.

“Kemi frikë normalisht, sot një kotele, nesër një fëmijë,” – tha vajza e cila tregoi se autorja dukej sikur fillimisht po e përkëdhelte macen, ndërsa nga kamerat e sigurisë është parë dhuna që ka ushtruar.

 

Pamje të rënda në Tiranë: Vajza përkëdhel macen dhe më pas e dhunon në mënyrë makabre