Banorët e lagjes Arbëria, rruga e Zagrebit në Prishtinë, po përballen me zhurmën e madhe të qenve endacak. Në një video të publikuar në “Vrojtuesit e lagjes”, theksohet se zhurma është krijuar në orën dy të mëngjesit.
Qytetari që e ka publikuar videon ka pyetur se ku janë organizatat që po marrin donacion për strehim.
Në Prishtinë problemi me qentë endacak është shumë i theksuar, shpesh herë qytetarët sulmohen nga qentë.