Lajme

Banorët e Kievit janë këshilluar të strehohen nëpër bunkerë

03/09/2022 08:33
nga:Astrit Gashi

Në orët e para të mëngjesit nga banorët e kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, është kërkuar që të strehohen, pasi janë aktivizuar janë aktivizuar sirenat që paralajmërojnë sulmet ajrore të Rusisë.

Kreu i administratës rajonale, Oleksiy Kuleba, ka thënë në një porosi në Telegram, se në rajonin e Kievit po dëgjohen sirenat.
Banorëve u është thënë se duhet të futen nëpër bunkerë të improvizuar.

Ndryshe sot Ukraina ka regjistruar ditën e 14-të nga fillimi i pushtimit rus, ku deri më tani kanë humbur jetën shumë civilë nga granatimet e pandërprera ruse.