Banorët e fshatit Hodonoc në Kamenicë po ndjehen të rrezikuar për shkak të shembjes së dheut në një pjesë të kësaj ane.
Sipas një ankuesi, i cili i është drejtuar redaksisë së Klankosova.tv, banorët kanë bërë kërkesë në komunë për t’u marrë me këtë çështje, pasi shembja e dheut po rrezikon edhe kalimtarët.
Ata kanë njoftuar gjithashtu kryetarin Kadri Rrahimaj, por sipas tyre, ai nuk ka dalë në vendngjarje për të vlerësuar rrezikun.
Më poshtë pamjet:


