Lajme

Banorët e fshatit Trudë në Prishtinë në luftë me zjarret

07/26/2025 21:05
nga:Y I

Me zjarret sot janë ballafaquar edhe banorët e fshatit Trudë në afërsi të Prishtinës.

Në pamjet që kanë ardhur në adresë të Express shihen banorët e këtij fshati teksa bëjnë përpjekje për të ndalë zjarret që kishin përfshirë arat e tyre.

Vatra masive zjarri ka pasur sot pothuajse në secilën Komunë të vendit.