Showtime

Banorët e BBV nuk e dinë gjirafa a shkruhet me “gj” apo “xh”, ndizet debat i ashpër mes tyre

01/16/2022 20:49
nga:Donika Fetahu

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, luhen lojëra të ndryshme nga banorët, sot ata vendosën të luaj shtet-qytet, ku plasi debati.

Loja nxiti debat tek shqiptimi dhe shkrimi i fjalëve, ku shihen banorët teksa bërtasin duke i treguar njëri tjetrit se si shkruhet, shkruan GazetaBlic.

Debati filloi për fjalën gjirafa për të cilën nuk e dinë sigurt se si shkruhet, pasi që disa e kanë shkruar me xh disa me gj, e që shkruhet me këtë të fundit./GazetaBlic/