Showtime

Banorët bëhen “qull” për sfidën e energjisë , s’i lë rehat as “Spiderman”

01/31/2023 17:27
nga:G B

Banorët e Big Brother Vip Kosova sot e patën lojën e energjisë.

Ata që do të luanin lojën u përzgjodhën nga Getinjo, i cili është në rolin e fshehtë të Spiderman-it.

Loja kishte ujë në një kovë të madhe, banorët patën për të bartur ujin tek njëri-tjetri me kova të vogla, deri tek një kovë tjetër e madhe në fund.

Kjo procedurë zgjati dhjetë minuta, banorët u lagën si dhe u penguan nga Spidermani vazhdimisht.

Ndryshe, formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.