Lajme

Bangkok: 14-vjeçari vret tre persona e plagos katër të tjerë

10/03/2023 13:21
nga:Sh R

Tre persona janë vrarë nga të shtëna me armë në një qendër tregtare në Bangkok të Tajlandës.

I dyshuari për krimin është një 14-vjeçar, i cili u arrestuar, teksa dyshohet se i njëjti i ka plagosur edhe katër persona të tjerë, shkruan BBC.

Sipas dëshmitarëve, pas të shtënave, njerëzit që ndodheshin në qendrën tregtare arritën të fshihen brenda dyqaneve dhe tualeteve.