Lajme

Bandat qëllojnë për vdekje dy gazetarë haitian

01/07/2022 16:10
nga:Y I

Dy gazetarë haitian u vranë të enjten në periferi të kryeqytetit te vendit, Port-au-Prince nga anëtarët e dyshuar të një bande.

Disa persona hapën zjarr ndaj një grupi gazetarësh që kishin mbërritur për të intervistuar liderin e një bande rivale, sipas mediave lokale.

Dy gazetarët e vrarë janë Amady John Wesley, i cili punonte për stacionin radiofonik me bazë në Montreal, Ecoute FM, dhe reporteri lokal Ëilguens Louissaint. Banda të shumta po luftojnë për kontrollin e kësaj zone ku ndodhën vrasjet.

Bislimi: Qeveria e gatshme të vazhdojë procesin e dialogut i cili do të sillte njohjen e Kosovës nga Serbia