Sporti

Balotelli “shpërthen” ndaj Federatës zvicerane: Nuk e di se çfarë llojë mafie janë!

11/08/2022 14:16
nga:Lorik J

Mario Balotelli është kthyer në ballinat e mediave.

Sulmuesi 32-vjeçar italian i Sionit rrezikon një dënim të rëndë pasi dje e konsideroi federatën zvicerane si mafioze, si reagim ndaj asaj që ndodhi të dielën në ndeshjen me Baselin, ku u tregoi gishtin e mesit tifozëve kundërshtarë – përcjell GazetaBlic Sport.

“Federata Zvicerane: Nuk e di se çfarë lloj mafie janë, por më besoni, lojtarët si unë nuk janë krenarë që janë në një ligë ku mbizotëron padrejtësia, korrupsioni dhe paaftësia. Futbolli është një punë dhe si e tillë ne të gjithë duhet ta marrim seriozisht, përfshirë edhe gjyqtarët. Nuk do të vazhdoj të rrezikoj shëndetin tim në fushë pa u mbrojtur nga faullet e kundërshtarëve dhe ofendimet e tifozëve. Bota duhet të shikojë këtë ligë dhe të shohë turpin që po ndodh. Kam bërë një gabim dhe do ta paguaj. Federata bën një gabim… do ta paguajë? A bëjnë gabime gjyqtarët? Duhet ta paguajnë”, ka shkruar jashtë kontrollit në llogarinë e Instagramit futbollisti italian.

/GazetaBlic Sport