Sporti

Balotelli prezanton të dashurën e tij të re, një tjetër bukuroshe në krahët e sulmuesit italian

03/31/2022 19:09
nga:Mergim Rreci

“Dashuria është emocioni më i fortë dhe më i bukur që mund të ndjeni, le ta duam njëri-tjetrin përgjithmonë”.

Ky është mbishkrimi i zgjedhur nga Mario Balotelli për të shoqëruar foton e ‘prezantimit social’ të të dashurës së tij të re, përcjell GazetaBlic Sport.

Ajo është Françeska Monti, 23 vjeçe. Sipas thashethemeve të raportuara nga Vanity Fair, vajza punonte si kamariere në një restorant pranë Civitanova Marche, atje ku edhe është takuar me sulmuesin.

Ajo shquhet për linjat e saj trupore dhe këtë e ka dëshmuar edhe në fotografitë e saj të publikuara.