Sporti

Balotelli mbetet i pandryshueshëm, ky është veprimi i tij i fundit ndaj Insignes

01/28/2022 11:22
nga:Mergim Rreci

Mario Baloteli është thirrur së fundmi nga Roberto Mancini me kombëtaren italiane pas disa kohësh mungesë.

“Super Mario” njihet si një person që bën veprime të rebeluara teksa e fundit është me sulmuesin e Napolit, Lorenzo Insigne.

Balotelli publikon një video në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” ku ndodhet në dhomat e zhveshjes dhe lojtari i napoletanëve po vishej dhe kur ky i fundit e kuptoi e mori me shaka.

Baloteli me fanellën e Adana Demirsporit në Superligën e Turqisë është aktivizuar në total në 19 ndeshje nga ku ka realizuar 8 gola dhe ka dhuruar 3 asiste.

VIDEO e tij.