Mario Balotelli tashmë ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me Sion dhe tani është në pritje që klubi zviceran të përfundojë transferimin me Adana Demirspor.
Sipas shtypit italian, sulmuesi 31-vjeçar, pas një sezoni të mirë në ligën turke, me 18 gola, katër asistime në 31 ndeshje, ka vendosur që ka ardhur koha për të nisur një projekt të ri dhe tani do të jetë në ligën zvicerane, përcjell GazetaBlic Sport.
Balotelli u largua nga Nice në vitin 2019, kaloi gjashtë muaj në Marseille, më pas u transferua në Brescia për një sezon, më pas kaloi te Monza dhe tani ishte në Adana Demirspor.

/GazetaBlic Sport/


