Sporti

Balotelli bashkëlojtar me Lumbardh Dellovën tek CSKA Sofia?

09/26/2024 12:47
nga:Lorik J

Mario Balotelli mund të vazhdojë karrierën e tij në Bullgari.

CSKA Sofia është duke negociuar me sulmuesin 34-vjeçar italian, raporton Topsport.bg.

Ish-sulmuesi i Interit, AC Milan, Liverpool dhe Manchester City është një lojtar i lirë pas largimit nga Adana Demirspor.

Kujtojmë se në rast transferimi tek CSKA Sofia, Balotelli do bëhet bashkëlojtar me mbrojtësin kosovar, Lumbardh Dellova.

/GazetaBlic Sport