Lajme

Balotazhi në Mitrovicë, reagon Arian Tahiri: Ecim bashkë drejt fitores tonë të plotë!

10/13/2025 12:03
nga:G B

Arian Tahiri, kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, ka reaguar pas rezultateve të KQZ-së ku ka shkuar në balotazh me Faton Pecin nga VV, raporton Gazeta Blic.

Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, teksa ka thënë që të ecin bashkë drejt fitores së plotë.

Postimi i tij i plotë:

Mitrovicë

Jam thellësisht mirënjohës për fushatën dinjitoze, përbashkuese dhe me plot vlera, ashtu siç e meriton Mitrovica.

Faleminderit nga zemra për mbështetjen e madhe!

Së bashku, pa dallime, ecim bashkë drejt fitores tonë të plotë!

Mirënjohës përjetë për besimin tuaj!

Ariani