Kampioni i Kosovës, FC Ballkani sot mëson kundërshtarët në Champions League.
Ballkani që fitoi Superligën e Kosovës në futboll do të luajë në rrethin e parë kualifikues të Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.
UEFA ka ndarë vazot dhe tashmë ekipi i Ilir Dajës ka mësuar kundërshtarët, që janë mjaft të papërshtatshëm.
Klubi i Ballkanit mund të përballet me këta kundërshtarë:
- Ferencvaros,
- Ludogorets,
- Zalgiris,
- Shamrock,
- TNS
Shorti i fazës së parë të kualifikimeve të Champions League hidhet sot në Nyon nga ora 14:00.
/GazetaBlic Sport