Sporti

Ballkanin e pret sfida e vështirë, kjo është forma e Dinamo Zagrebit në ndeshjet e fundit

12/14/2023 09:44
nga:E K

Ballkani do të zhvilloj sonte ndeshjen e fundit dhe më të rëndësishme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të përballet me gjigantin kroat Dinamo Zagreb në stadiumin legjendar ‘Maksimir’, transmeton GazetaBlic Sport.

Suharekasit kanë udhëtuar drejt Zagrebit ditën e djeshme dhe janë gati për një ndeshje që pritet të jetë e rivalizuar deri në sekondat e fundit.

Dueli mes Dinamo Zagreb dhe Ballkanit zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

Skuadra e Dinamo Zagreb po kalon në formë të mirë, gjiganti kroat në 5 ndeshjet e fundit ka arritur gjithsej 4 fitore dhe një barazim.

Në ligën elitare të Kroacisë, Dinamo e Zagrebit renditet në pozitën e dytë me 33 pikë, 7 më pak se lideri, Hajduk Split.

Në ndeshjet si vendas kundërshtari i Ballkanit ka arritur 6 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje duke shënuar gjithsej 14 gola dhe pësuar pesë.

/GazetaBlic Sport/