Sporti

Ballkani – Lincoln Red Imps, ja kur zhvillohet ndeshja e parë

08/03/2023 23:23
nga:E K

Ballkani ka kaluar në fazën tjetër të kualifikimeve për Europa Conference League.

Skuadra kosovare ka fituar sot ndaj Larnes me rezultat bindës 1-4, shkruan GazetaBlic Sport.

Suharekasit do të përballen në fazen tjetër me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.

Ndeshja e parë do të zhvillohet me datën 10 gusht, kurse ndeshja kthyese me datën 17 gusht.

/GazetaBlic Sport/