Sporti

Ballkani zyrtarizon transferimin e Enea Koliçit

07/05/2023 20:31
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ballkanit e ka zyrtarizuar transferimin e portierit, Enea Koliçi.

“Mirë se erdhe në shtëpinë e madhe të kampionëve”, thuhet në postimin e klubit nga Suhareka, përcjell GazetaBlic Sport.

Koliçi ka luajtur tek disa skuadra në Greqi dhe Shqipëri, kurse që nga viti 2020 ishte pjesë e SC Gjilanit.

/GazetaBlic Sport/