Ballkani ka arritur një sukses të madh duke u shpallur kampion i edicionit 2022/23 në Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja me fitoren prej 2-0 u konfirmua si kampion i Kosovës duke e mbrojtur kështu titullin nga sezoni i kaluar, shkruan GazetaBlic Sport.
Ekipi nga Suhareka ka njoftuar përmes Facebook datën se kur do të festohet zyrtarisht kjo arritje.
Sipas postimit të tyre titulli do festohet të dielën me datë 28.05.2023.
Ja postimi:


