Sporti

Ballkani triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina e përmbys Trepçën 89′, Batatina e mposht përsëri Sokolin

04/01/2023 17:01
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar tre ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani ka triumfuar ndaj Gjilanit në Suharekë, me ndeshjen që përfundoi me shifrat 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Korenica dhe Rrahmani shënuan golat e fitores për skuadrën e Dajës, që rikthehet në vendin e parë.

Prishtina fitoi me përmbysje ndaj Trepçës ’89, me sfidën që pati epilog përfundimtar 4 me 1.

Pjesa e parë përfundoi 0 me 1 në të mirë të skuadrës mitrovicase, por që në pjesën e dytë, Prishtina përmbysi gjithçka.

Në Podujevë, Llapi triumfoi me rezultat 1 me 0 ndaj Malishevës. Rivera shënoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina.

/GazetaBlic Sport/