Sporti

Ballkani siguron finalen e madhe në Kupën e Kosovës, ndeshja tjetër shkon në vazhdime

04/24/2024 16:56
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ballkanit ka siguruar ‘biletën’ për finalen e madhe në Kupën e Kosovës.

Të drejtuarit e Ilir Dajës barazuan në ndeshjen kthyese ndaj Suharekës, shkruan GazetaBlic Sport.

2 me 2 ishte rezultati i ndeshjes së sotme, kurse rezultati i përgjithshëm ishte 3 me 2.

Sfida tjetër mes Dritës dhe Prishtinës nuk prodhoi fitues, me ndeshjen që shkon në vazhdime.

/GazetaBlic Sport/